Realizohet transplanti i parë i veshit i printuar 3D me qeliza njerëzore

Përditësuar më: 2/6/2022, ora 20:14
veshi 1280x720

Realizohet transplanti i parë i veshit i printuar 3D me qeliza njerëzore

Përditësuar më: 2/6/2022, ora 20:14

Për herë të parë në botë, printimi 3D është përdorur për të krijuar një pjesë të trupit të njeriut me qelizat e pacientit. Siç raporton New York Times, një kompani bioteknike në Queens krijoi një vesh që u printua dhe u bë nga qelizat njerëzore, të cilin mjekët më pas e transplantuan.

Një grua 20-vjeçare, e lindur me një vesh të djathtë të vogël dhe të paformuar, vendosi një implant veshi të printuar 3D të bërë nga qelizat e saj. Ky transplantim përfaqëson një përparim të jashtëzakonshëm në fushën e inxhinierisë së indeve.

Ekspertët e pavarur thanë se transplanti, pjesë e provës së parë klinike të një aplikimi të suksesshëm mjekësor të kësaj teknologjie, ishte një përparim në inxhinierinë e indeve. Veshi i ri, i transplantuar në mars, u bë në një formë që përputhej saktësisht me veshin e majtë të gruas, shpjegoi kompania e mjekësisë rigjeneruese.