Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Reforma në drejtësi, Norvegjia miraton një fond prej gati 50 milionë eurosh për Ballkanin Perëndimor

Nga A2 CNN
2 Qershor 2022, 11:33 | Ballkani
Reforma në drejtësi, Norvegjia miraton një fond prej gati 50

Qeveria norvegjeze ka miratuar një fond prej gati 50 milionë eurosh për të asistuar vendet e Ballkanit Perëndimor në reformën në drejtësi.

“Ka ende nevojë të konsiderueshme për ndihmë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Për këtë arsye, Administrata Gjyqësore e Norvegjisë do të nisë një program 5-vjeçar për të përforcuar sistemin e drejtësisë në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi”, thuhet në një njoftim të qeverisë norvegjeze.

Programi u miratua më 31 maj nga ministrja e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Anniken Huitfeldt, por në njoftim nuk jepen detaje mbi ndarjen e këtij buxheti mes shteteve që përbëjnë Ballkanin Perëndimor.

“Këto shtete po përjetojnë efektet e largimit të trurit, që shpesh ndodh për shkak të mungesës së institucioneve demokratike dhe mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë. Përpjekjet për të promovuar një gjyqësor të pavarur janë një element kyç në bashkëpunimin tonë me vendet e këtij rajoni”, citohet ministrja Huitfeldt.

Sipas qeverisë norvegjeze, përgjatë 10 viteve të kaluara, Norvegjia ka investuar rreth 20 milionë euro në asistencë për reformën në drejtësi në vendet e rajonit, kryesisht në Bosnje-Hercegovinë, Kosovë dhe Mal të zi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë