Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Shqipëria e volejbollit mposht 3-1 Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
2 Qershor 2022, 08:27 | Sporte të tjera
Shqipëria e volejbollit mposht 3-1 Maqedoninë e Veriut

Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll për meshkuj fitoi mbrëmjen e së mërkurës 3-1 ndaj Maqedonisë së Veriut, në ndeshjen e vlefshme për Grupin B të Ligës së Argjendtë.

Tri pikë të arta për Shqipërinë, që barazon pikërisht maqedonasit në vendin e dytë me 4 pikë. Në krye të renditjes, me 9 pikë, është Rumania, që mundi 3-0 Bosnjë-Hercegovinën.

Duelin e radhës, djemtë kuqezi e kanë sërish përballë maqedonasve, këtë herë në Parkun Olimpik “Feti Borova”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë