Sulm me armë në një spital në Oklahoma, raportohen viktima

Përditësuar më: 2/6/2022, ora 09:56
125007990 tv076447797

Sulm me armë në një spital në Oklahoma, raportohen viktima

Përditësuar më: 2/6/2022, ora 09:56

Të paktën 4 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi të armatosur në një spital të Tulsës në Oklahoma të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Policia bën me dije se mes viktimave është dhe autori i krimit, i cili pas ngjarjes dyshohet se qëlloi veten.

Shkaqet e sulmit janë ende të paqarta, ndërkohë që bilanci i viktimave mund të rritet më tej për shkak të numrit të lartë të të lënduarve.

Sipas policisë, autorit iu gjet në vendngjarje një pushkë automatike dhe një pistoletë.