Tifozët e Milanit kanë nisur të ëndërrojnë për yllin italian

Përditësuar më: 2/6/2022, ora 15:17
zaniolo 1280x665

Tifozët e Milanit kanë nisur të ëndërrojnë për yllin italian

Përditësuar më: 2/6/2022, ora 15:17

Tifozët e Milanit kanë nisur që tani të ëndërrojnë për Nikolo Zaniolo. Menjëherë pas zyrtarizimit të pronarit të ri Fondit RedBird, kuqezinjtë kërkojnë përforcime në skuadër dhe në mediat italiane kanë dalë që tani emrat që mund t’i bashkohen “djallit” në merkaton e verës.

Heroi i Romës në Conferencë League ka entuziazmuar jo pak kuqezinjtë e Milanos. Kjo, më së shumti, nga fjalët e agjentit të fantazistit Klaudio Vigoreli, i cili në një intervistë për “sportitalia” e ka lënë këtë çështje të hapur. “Interesimi i Milanit? Është një lajm shumë i mirë, por nuk mund të them asgjë më shumë”, ishin fjalët e agjentit të 22-vjeçarit.

Kaq ka mjaftuar që tifozët e Milanit të ëndërrojnë për një transferim të mundshëm të talentit italian te kampionët e Italisë. Drejtuesit kuqezi kanë bërë një ofertë prej 25 milionë eurosh plus kartonin e Salemakers, por kryeqytetasit e Italisë kërkojnë minimalisht 50 milionë për lojtarin.

Fondi RedBird me përfaqesuesin e tij Gerri Kardinal i bëri të qarta që në prezantim, prioritet që fillojnë nga rinovimi i kontratave deri te lojtarët e rinj dhe premtues. Deri më tani nuk ka detaje të tjera, por objektivi i tyre mbetet një përfaqësim sa më dinjitoz jo vetëm në Itali, por edhe në arenën europiane.