Arrest me burg për drejtorin e Zonave të Mbrojtura në Lezhë dhe 3 inspektorë

Përditësuar më: 3/6/2022, ora 15:49
rana e hedhun hedhur 1217x720

Arrest me burg për drejtorin e Zonave të Mbrojtura në Lezhë dhe 3 inspektorë

Përditësuar më: 3/6/2022, ora 15:49

Ndalohet Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Lezhë, Pjetër Toni dhe 3 inspektorë të këtij institucioni.

Ndaj tyre është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Lezhës me kërkesë të prokurorisë pas një hetimi disamujor.

Sipas burimeve, Policia ka ekzekutuar vendimet e gjykatës, këtë të premte. Ky ndalim vjen pasi është konstatuar se kanë shpërdoruar detyrën në lidhje me hedhjet e inerteve në mënyrë të paligjshme dhe tjetërsimi i pronave me zonën e mbrojtur të Lagunës Kune Vain në Lezhë.