​Arrestohet një serb për krime lufte në Kosovë

Përditësuar më: 3/6/2022, ora 12:41
96121654245047

​Arrestohet një serb për krime lufte në Kosovë

Përditësuar më: 3/6/2022, ora 12:41

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb për krime lufte të kryera ndaj popullatës civile në Kosovë në periudhën gjatë viteve 1998-1999.

Arrestimi ndodhi në Istog, pas një pune hetimore të kryer nga njësia e Hetimeve të Krimeve të Luftës.

“Pas një pune hetimore të kryer nga njësia e Hetimeve të Krimeve të Luftës është identifikuar dhe arrestuar i kërkuari mashkull serb për krime lufte të kryera ndaj popullatës civile në Kosove në periudhën gjatë viteve 1998-1999. I njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.