Berisha: Mosdënimi i gjenocidit serb në Kosovë, njësoj si të vrasësh për së dyti shqiptarët

Publikuar më: 3/6/2022, ora 17:34
berisha

Berisha: Mosdënimi i gjenocidit serb në Kosovë, njësoj si të vrasësh për së dyti shqiptarët

Publikuar më: 3/6/2022, ora 17:34

Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, deklaroi se kryeministri Edi Rama “e ka shndërruar Tiranën në Beogradin e vogël”, duke theksuar se “të refuzosh dënimin e genocidit serb në Kosovë, do të thotë se si një antishqiptar i vërtetë të vrasësh për së dyti shqiptarët”.

“Edi Rama, ky vasal i Vuçiçit, e ka shndërruar Tiranën në Beogradin e vogël. Tirana e Edi Ramës ka qëndrim identik për masakrat dhe krimet kundër njerëzimit që u kryen në Kosovë, gjatë operacionit “Patkoi”. Rezoluta për të dënuar genocidin serb në Kosovë u refuzua nga Edi Rama, me pretekstin se ajo bie në kundërshtim me Ballkanin e hapur, në të cilin Shqipëria është thjesht Beograd i vogël. Në vitin 1945, Enver Hoxha, pasi mundësoi vërshimin e serbo-malazezëve në Kosovë dhe e dorëzoi atë te Tito, akt që e mbron edhe në vitin 1982, Rama po thur me Vuçiçin plane të kobshme për shqiptarët në Kosovë. Të refuzosh dënimin e genocidit serb në Kosovë, do të thotë se si një antishqiptar i vërtetë të vrasësh për së dyti shqiptarët në Kosovë”, tha Berisha.

“Sot, shqiptarët kudo që ndodhen, sytë, mendjen dhe zemrën e kanë te qëndrimi i Partisë Demokratike. Ata kërkojnë nga ne të jemi në këmbë, të mos pranojmë këtë plaçkitje, t’i mbrojmë ata nga një klikë që ka për qëllim vetëm pasurimin e vet”, shtoi kreu i Partisë Demokratike.