Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Degët prioritare, Universiteti Bujqësor me më shumë programe që do të mbështeten

Nga A2 CNN
3 Qershor 2022, 16:15 | Aktualitet
Degët prioritare, Universiteti Bujqësor me më shumë programe

Universiteti Bujqësor do të ketë numrin më të lartë të degëve ku do të mbështeten maturantët për të studiuar në to. Rreth 15 degë janë futur në programet prioritare të studimit prezantuar së fundmi nga Ministria e Arsimit.

Kryesisht, në rrezik janë degët e kultivimit dhe prodhimit, pyjet si dhe veterinaria, ndaj aty kërkohen më tepër studentë. Nisma që Ministria e Arsimit ndërmori, ka qenë një thirrje e vazhdueshme nga vetë ky universitet.

Rektori i UBT thotë se ka pasur edhe një tjetër kërkesë për Ministrinë e Arsimit.

Në një vend me bujqësi të zhvilluar, nevoja për profesionistë është e lartë. Nevoja të theksuara për profesionistë cilësorë kanë degët e mësuesisë, sektori i minierave, si dhe degët mjedisore.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli