Ekzekutohet me breshëri automatiku Naim Bajri, historia e familjes dhe pistat e policisë

Përditësuar më: 3/6/2022, ora 10:53

Ekzekutohet me breshëri automatiku Naim Bajri, historia e familjes dhe pistat e policisë

Përditësuar më: 3/6/2022, ora 10:53

Shkodra është tronditur sërish mëngjesin e kësaj të premteje nga një tjetër atentat në lagjen Rus. Viktimë e këtij atentati të radhës ka mbetur 68-vjeçari Naim Bajri. Viktima në momentin e vrasjes ka qenë në kafe së bashku me një punëtorin e tij, i cili është plagosur, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë markatës në lagjen Rus, ku viktima ka edhe një njësi për tregtimin e peshkut. Dëshmitarë në vendngjarje bëjnë të ditur se ndaj Bajrit është qëlluar me breshëri automatiku nga disa persona që ndodheshin brenda një mjeti. Pas të shtënave që rezultuan fatale për 68-vjeçarin, autorët janë larguar me makinën që kishin në përdorim. Pak minuta pas këtij atentati, mjeti në fjalë është gjetur duke u djegur në lagjen Guerile jashtë qytetit të Shkodrës.

Fisi Bajri është i dëgjuar në qytetin e Shkodrës dhe natyrisht edhe nga policia lokale. Pasi disa herë më parë anëtarë të këtij fisi janë arrestuar dhe akuzuar për ngjarje të ndryshme kriminale, por akuzat nuk kanë mundur të vërtetohen.

Gjithashtu, Bajrajt kanë qenë pjesë edhe e operacionit forca e ligjit OFL. E ndërsa drejtësia nuk ka mundur të zbardhë dyshimet, hasmëritë dhe hakmarrjet nga fisit Bajri nuk kanë munguar. Kujtojmë që edhe viktimës Naim Bajri i kishin vrarë djalin 21 vite më parë. Ndonëse vetë viktima më e fundit, Naim Bajri nuk ishte një person problematik, e kaluara e fisit të tij dyshohet si një nga pistat kryesore të atentatit.