Gratë që rrezikojnë çdo ditë jetën për një pikë ujë

Përditësuar më: 3/6/2022, ora 10:44
125020703 water ani

Gratë që rrezikojnë çdo ditë jetën për një pikë ujë

Përditësuar më: 3/6/2022, ora 10:44

Disa video nga India janë bërë virale në internet, të cilat tregojnë disa gra, ndërsa ngjiten në murin e një pusi pasi kanë mbushur ujin e mbetur në basen në shtetin e Madhya Pradesh, i cili prej kohësh po përballet me thatësirë.

Në pamje shihet gruaja që rrezikon përditë jetën e saj, ndërsa ngjitet në muret e larta të pusit pa përdorur asnjë masë mbrojtëse apo litar.

Videoja është filmuar në fshatin Ghusiya, ndërkohë që thatësira ka pllakosur dhe në shumë rajone të tjera të Indisë.

Sipas një raporti të publikuar në vitin 2019, India renditej mes 17 vendeve që kishin probleme të larta me furnizimin me ujë të pijshëm.