Grupi i PD: Kandidati për President u caktua nga mafia e pronave shtetërore

Përditësuar më: 3/6/2022, ora 21:26
alibeaj 1 869x579

Grupi i PD: Kandidati për President u caktua nga mafia e pronave shtetërore

Përditësuar më: 3/6/2022, ora 21:26

“Kandidati për President u caktua nga mafia e pronave shtetërore”. Ky reagim vjen nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, sipas të cilit ky proces nuk kishte asnjë surprizë, ndërsa akuzon kryeministrin Edi Rama se po asgjëson edhe institucionin e presidentit.

“Asnjë surprizë nga procesi personal i Edi Ramë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Ai nxori sot nga xhepi zarfin me emrin e kandidatit të paracaktuar nga mafia e pronave shtetërore.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kishte paralajmëruar se Edi Rama i ka farsë përbetimet për President konsensual dhe gjithëpërfshirës. Moslegjitimi i kësaj farse të paralajmëruar nga ana jonë, qoftë edhe me votë kundër, është detyrë e çdo deputeti të Opozitës.

Pjesëmarrja në votim nënkupton që t’i japësh fytyrën e normalitetit demokratik regjimit të Edi Ramës, ndërkohë që ai po ndërmerr një akt tjetër personal për të asgjësuar një tjetër institucion kushtetues të pavarur.

PD nuk mund të jetë në seancë si fasadë për të legjitimuar kapjen e institucionit të Presidentit, as dëshmitare e atij procesi, sa kohë rezultati i votimit dihet. PD nuk mund të votojë një President që del nga xhepi i Edi Ramës, jashtë një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent”, shkruan grupi i PD-së në Facebook.

Ndërsa Genc Pollo duke shfaqur kundërshtinë e tij ndaj kandidaturës së Begajt e akuzoi atë si përgjegjës për zhvatjen e bazave detare të Forcave të Armatosura!

“B. Begaj ka direkt përgjegjësi morale, civile si dhe penale për zhvatjen e bazave detare të Forcave të Armatosura! Ai nuk mund të jetë President i Republikës!!! As Kryekomandant i Forcave të Armatosura!!!”, shkruan Pollo.