Holanda shkatërron Belgjikën, Franca dhe Kroacia “me pushime”

Përditësuar më: 3/6/2022, ora 22:54
depay holande

Holanda shkatërron Belgjikën, Franca dhe Kroacia “me pushime”

Përditësuar më: 3/6/2022, ora 22:54

Holanda tregoi superioritetin e saj në ndeshjen ndaj Belgjikës, ku triumfoi me rezultatin 1-4, në Ligën A, Grupin 4 të Ligës së Kombeve.

Memphis Depay me një dygolësh, Bergwijn dhe Dumfries shkatërruan belgët në transfertë.

Franca e ka nisur me humbje, teksa në Ligën A, në Grupin 1, u mposht në shtëpi nga Danimarka. “Gjelat” ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Karim Benzema, megjithatë miqtë nuk u dorëzuan dhe përmbysën shifrat falë një dygolëshi të Cornelius.

Ndërkaq, edhe Kroacia pësoi një humbje befasuese në shtëpi me rezultatin 3-0, ndaj Austrisë.