Hysaj: Synoj golin ndaj Islandës dhe Izraelit

Përditësuar më: 3/6/2022, ora 15:02
elseid hysaj 1280x720

Hysaj: Synoj golin ndaj Islandës dhe Izraelit

Përditësuar më: 3/6/2022, ora 15:02

Në prag të sfidës së Ligës së Kombeve ndaj Islandës, ishin Elseid Hysaj dhe Klaus Gjasula që përballë gazetarëve treguan pritshmëritë e tyre për këto dy takime.

Lojtari i Lazios u shpreh se fryma e grupit është e mirë dhe djemtë janë gati për fitore.

“Ne e kemi për të detyrë të jemi gati gjithmonë kur na thërret Kombëtarja. Kam ardhur me shumë qejf. Jemi në fund të sezonit, por kemi një mundësi të mirë për të ecur para me Kombëtaren. Unë jam 100% gati. U bë kohë që s’jemi takuar më këto ekipe, por në ndeshjen e fundit me Islandën kemi treguar që jemi më të rrezikshëm. Dje pamë kundërshtarët dhe po përgatitemi për këto ndeshje. Kemi bërë mirë ndaj Spanjës dhe besoj se jemi gati për këto ndeshje.

Jemi tri skuadra të forta. E shohim si një mundësi të mirë, pasi Rusia, që mungon, është një skuadër shumë e mirë, tani kemi më shumë mundësi për të shkuar në play off. Duhet ta shfrytëzojmë në mënyrën më të mirë të mundshme këtë mundësi dhe e shohim si një dritare më shumë”.

Ne, të gjithë, në këtë moment, kemi ardhur në formë 100% dhe kemi shumë dëshirë. Besoj se jemi gati dhe duhet të shkojmë atje e të shohim si do të shkojë ndeshja. Do të kërkojmë të bëjmë më të mirën dhe të marrim maksimumin. Uroj që në këto ndeshje të kem rast për të shënuar një gol tjetër”.

Gjasula, i rikthyer pas një dëmtimi, tregoi se ndihet mirë dhe do të japë maksimumin për të marrë 3 pikët.

“Nuk do të thosha që kundërshtarët janë më poshtë se ne. Jemi afër dhe s’mund të them se jemi favoritë. E dimë që në të shkuarën ka qenë e vështirë, por ne jemi rritur dhe kemi treguar cilësi të mira. Jam optimist dhe uroj të bëjmë paraqitje të mira. Edhe me 4 pikë do të ishim në rregull. Do të thosha se e kemi nisur me këmbë të mbarë, me Islandën duhet të marrim minimalisht një pikë, por ne do të kërkojmë të marrim tri. E dimë se Islanda është një ekip që luan shumë fizikisht. Ata mbrojnë mirë dhe janë të aftë në kundërsulm. Duhet të jemi të kujdesshëm, të mos gabojmë e të luajmë lojën tonë. Duhet të shohim veten, sepse s’po luajmë ndaj Spanjës apo kundër një kombëtareje të madhe e të shohim lojtarët që ka. Ne duhet të japim maksimumin dhe uroj të kemi sukses.

Asllani është djalë i ri dhe i talentuar. Është mirë për ne që është këtu. Ka kualitet dhe presim të na ndihmojë. Nuk e di nëse do të luajë, por është gjë e mirë që është me ne, një forcë më shumë për ne”, tha Gjasula.