Inter bën gati goditjen e radhës me “parametër 0”

Përditësuar më: 3/6/2022, ora 20:17
INTER HETIMI LOJTARE ME KLERING frame 497 1280x720

Inter bën gati goditjen e radhës me “parametër 0”

Përditësuar më: 3/6/2022, ora 20:17

Henrikh Mkhitaryan ka mbyllur aventurën e tij me Romën. Futbollisti armen ka refuzuar ofertën e verdhekuqve për rinovim dhe sipas mediave sportive italiane ka zgjedhur Interin për të vijuar karrierën.

Kontrata e Mkhitaryan me Romën skadonte në fund të këtij sezoni dhe armeni u kontaktua menjëherë nga Interi, që i ofroi një marrëveshje 2-vjeçare, me pagë 3,6 milionë euro në sezon, plus bonuse.

Edhe Roma i bëri një ofertë të ngjashme armenit për të rinovuar, teksa i dha edhe një ultimatum prej 48 orësh për të kthyer përgjigje. Ultimatumi skadoi mbrëmjen e sotme dhe Mkhitaryan ka njoftuar Romën se sezonin e ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e saj.

Armeni ka luajtur me Romën gjatë 3 sezoneve të fundit, duke zhvilluar 116 ndeshje e duke shënuar 29 gola.