Iu gjet kokainë dhe heroinë në shtëpi, në pranga babë e bir

Përditësuar më: 3/6/2022, ora 14:21
arrestim policia durres tirane 978x579

Iu gjet kokainë dhe heroinë në shtëpi, në pranga babë e bir

Përditësuar më: 3/6/2022, ora 14:21

Dy persona, babë e bir, janë vënë në pranga nga policia e Fierit, këtë të premte, pasi rezultojnë të dënuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Policia bën të ditur se në pranga janë vënë Ilir Tafa, 50 vjeç dhe djali i tij, Gledis Tafa, 25 vjeç, babë e bir.

Sipas policisë, në vitin 2019, gjatë operacionit policor të koduar “Shënjestra”, në banesën e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde narkotike heroinë dhe kokainë. Gjatë këtij operacioni, është arrestuar në flagrancë edhe shtetasja T. T., si dhe është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj, shtetasi Z. T., bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale. 

“Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën “Detyrim paraqitje” për këta shtetas, ndërsa Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 30.05.2022, ka revokuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke e dënuar shtetasin Ilir Tafa, me 5 vjet e 4 muaj burgim dhe shtetasin Gledis Tafa, me 1 vit e 6 muaj burgim”, njofton policia.