Jo vetëm Mane, Bayern München në garë për yllin e Serie A

Përditësuar më: 3/6/2022, ora 13:30
bayern munchen kampion i gjermanise 1280x711

Jo vetëm Mane, Bayern München në garë për yllin e Serie A

Përditësuar më: 3/6/2022, ora 13:30

Bayern München është futur fuqishëm në merkaton e kësaj vere. Dy nga lojtarët më të rëndësishëm të kampionëve të Gjermanisë, Serge Gnabry dhe Robert Lewandowski, kanë kërkuar largimin këtë verë pasi kontrata e tyre skadon verën e ardhshëm.

Në këtë situatë, Bayern është hedhur në sulm për të gjetur zëvendësuesit e duhur. Një nga emrat e shumëpërfolur është Mane, tashmë i larguar nga Liverpool, ndërsa ka dalë në skenë edhe ylli i Serie A, sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen.

De Laurentiis ka vendosur një çmim të lartë për kartonin e nigerianit: 100 milionë euro. Osimhen ka shënuar 18 gola në 32 ndeshje në Serinë A dhe në Europa League dhe ka ngjallur interesin e shumë klubeve evropiane. Sipas të njëjtave informacione, Bayerni do të përballet me skuadra të fuqishme në Premier Ligë si: United, Arsenal dhe Newscastle, në këtë garë.