Klauzola 150 mln euro, pronarët e rinj të Milanit kërkojnë rinovimin me Leao

Përditësuar më: 3/6/2022, ora 14:18
leao6

Klauzola 150 mln euro, pronarët e rinj të Milanit kërkojnë rinovimin me Leao

Përditësuar më: 3/6/2022, ora 14:18

Pronarët e rinj të Milanit kërkojnë me çdo kusht rinovimin e kontratës për Rafael Leao. Fondi Red Bird ka vendosur në prioritet lojtarët e rëndësishëm në skuadër të cilët ishin protagonist në suksesin e titullit kampion.

Një prej tyre është padyshim futbollisti portugez i cili ka ngjallur që tani interes te skuadrat e mëdha.

Megjithatë, për momentin kuqezinjtë janë mjaft të qetë duke pasur parasysh klauzolën e lirimit prej 150 milionë eurosh, e konfirmuar së fundmi nga Maldini.

Palët janë shumë afër një marrëveshje megjithatë vetëm në javët në vijim mund të kemi diçka zyrtare. Agjenti i Leaos kërkon të paktën 7 milionë euro pagë neto për klientin e tij ndërsa synimi i kuqezinjve është gjithashtu të rrisin klauzolën e lirimit në 250 milionë për të qenë më të sigurt.