Mjeku që u bë Shef Shtabi i Ushtrisë, tani President

Përditësuar më: 4/6/2022, ora 13:08

Mjeku që u bë Shef Shtabi i Ushtrisë, tani President

Përditësuar më: 4/6/2022, ora 13:08

Ushtaraku Bajram Begaj ka një karrierë të gjatë në ushtri. Studimet e tij për mjekësi ika ndërlidhur me pozicionet të ndryshme ushtarake, që nga drejtimi i Shpitalittë Traumës deri tek dekorimi si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.  

Qytetari i parë i Republikës së Shqipërisë do të jetë një ushtarak. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj do të heqë spaletat e gjeneralit, duke veshur kostumin e kreut të shtetit shqiptar. 

Ndonëse në moshë 55-vjeçare, Bajram Begaj ka një eksperiencë të gjatë në karrierën e tij ushtarake. Ai ka studiuar për mjekësi ku ka kryer edhe disa specializime. Postin më të lartë në këtë profesion ka pasur drejtimin e Spitalit Ushtarak. Emri iBegajt është i njohur nga politika shqiptare të cilat e kanë mbështetur.

Në vitin 2014 ai ka marrë gradën Gjeneral Brigade, gradë e cila i hapi edhe rrugën për t’u ngjitur në krye të shtabit të ushtrisë. Dekorimi në këtë post u bë Ilir Meta në korrikun e vitit 2020 ku dy vite më vonë, do jetë vetë Begaj i cili do të marrë drejtimin e zyrës së Presidentit të Republikës, duke mos u shkëputur në këtë mënyrë as nga posti i tij ushtarak.

Ndonëse civil, kreu i shtetit është edhe Komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer:

“Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen”, në Shqipëri;

“Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë”, në Shqipëri;

“Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji”, në Shqipëri;

“Kursin e menaxhimit spitalor” dhe “Kursin e lidershipit mjekësor strategjik”, në SHBA;

“Specializimin në fushën e mjekësisë” dhe “Kursin e Shëndetësisë”, në Greqi.

Gjeneral Major Bajram Rushit Begaj, ka përfunduar “Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë”, në Shqipëri si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi.

Ai ka kryer detyra të ndryshme si:

Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes,

Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT,

Drejtor i Spitalit Ushtarak

Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor, në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura.