Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Lajme të këqija për ekonominë”, Elon Musk do të shkurtojë 10% të punonjësve të Teslas

Nga A2 CNN
3 Qershor 2022, 15:42 | Teknologji
“Lajme të këqija për ekonominë”, Elon Musk do

Shefi i Teslas, Elon Musk, beson se kompania e automjeteve duhet të shkurtojë punonjësit e saj me 10%.

Vendimi i dërguar në një email drejtuesve të grupit, lidhet me "një ndjenjë shumë të keqe për trendin ekonomik".

Shkurtimi, llogarit Reuters, mund të jetë rreth 10 mijë punëtorë. Për momentin Tesla, e cila ka fabrika në SHBA, Kinë dhe Berlin, punëson 99 290 punonjës.

Mesazhi vjen dy ditë pas komunikimit kundër punës në distancë të Elon Musk, sipas të cilit: "Kushdo që dëshiron të punojë në distancë duhet të jetë në zyrë për një minimum 40 orë në javë ose të largohet nga Tesla", ua komunikoi Musk menaxherëve të tij.

https://a2news.com/2022/06/01/elon-musk-ultimatum-menaxhereve-te-teslas-kthehuni-ne-zyre-ose-largohuni-nga-puna/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani