Mësues mbi notën 7.5, degët prioritare dhe bursa vetëm për më të mirët

Përditësuar më: 3/6/2022, ora 16:27

Mësues mbi notën 7.5, degët prioritare dhe bursa vetëm për më të mirët

Përditësuar më: 3/6/2022, ora 16:27

Maturantët që do të zgjedhin një nga 35 degët e shpallura prioritet, si Gjuhë-letërsi, Matematikë, Fizikë, Veterinari etj, përjashtohen nga tarifa e shkollimit dhe stimulohen me bursë.

32 mijë lekë në muaj, sa vlera e pagës minimale, do të përfitojë çdo i ri që ndjek këto degë. Por për të hyrë në programet prioritare të studimit, detyrimisht maturantët duhet të kenë mesataren mbi  8.5. Nëse gjatë shkollës së lartë bien nga kjo notë e humbin bursën.

Numri dy i ministrisë së arsimit, Albana Tole, sqaron për A2, se maturantët që do të pranojnë mbështetjen financiare të qeverisë, detyrimisht pas studimeve do të punojnë për tre vjet aty ku do të jenë nevojat e vendit. Për ata që shkelin marrëveshjen do të ketë penalitete.

Ndërkohë për studentët që nuk janë pjesë e programeve prioritare dhe duan të ndjekin mësuesinë, zv.ministrja e Arsimit sqaron se nota mesatare duhet të jetë mbi 7.5. Ndryshimi i mesatares është bërë vetëm për disa programe të Gjuhëve të huaja, Historisë dhe Gazetarisë që nuk kanë lidhje me mësimdhënien

Pas një jave, maturantët nisin provimet e maturës shtetërore dhe më pas procesin më të rëndësishëm, për zgjedhjen e shkollës së lartë.