Ndrydh kaviljen në lojë e sipër, ulërimat e tenistit mbushin të gjithë pistën
Alexander Zverev ndrydhi kaviljen në setin e dytë të ndeshjes gjysmëfinale ndaj Rafa Nadal, duke u larguar nga “Roland Garros” mes ulërimave të dhimbjes.
Tenisti gjerman ishte i pafat kur në një “forehand” vendosi keq këmbën e djathtë, duke ndrydhur kaviljen. Menjëherë ai u rrëzua në tokë duke ulëritur, ndërkohë që publiku ra në heshtje.
Ai doli duke qarë nga pista, me karrige me rrota, ndërkohë që u kthye me paterica për t’i dhënë lamtumirën publikut francez.