Negociatat për paqe, Rusia: Jemi gati për dialog, por duhet respekt

Përditësuar më: 3/6/2022, ora 14:26
hypatia h 050546c0451510a75758d9104bb16dcf h b245d6d845ffe1c3f494ac4dec5c0910 1080x720

Negociatat për paqe, Rusia: Jemi gati për dialog, por duhet respekt

Përditësuar më: 3/6/2022, ora 14:26

Rusia është e gatshme për dialog me Ukrainën për të gjitha çështjet, por procesi duhet të bazohet në respekt të ndërsjellë. Këtë e konfirmon Dmitry Medvedev, zëvendëspresident i Këshillit të Sigurisë, i cili shtoi se në negociatat për paqe duhet të merren parasysh sovraniteti dhe shqetësimet ruse, si dhe të kërkohet garanci për një siguri të pacenueshme.

“Vendi ynë nuk është përjashtuar kurrë nga kontaktet ndërkombëtare. Jemi të gatshëm të bisedojmë”, nënvizoi Medvedev në një intervistë për median Al Jazeera.

Ndërkohë, ministria e Jashtme e Rusisë thirri krerët e mediave amerikane në Moskë në një takim, për t’i njohur ata me masat e ashpra që do të aplikohen kundër tyre. Lajmi e bëri të ditur zëdhënësja, Maria Zakharova, që shtoi se kjo është një kundërpërgjigje për një vendim të ngjashëm të marrë nga qeveria e SHBA-së kundër mediave ruse.