Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Nga jeta luksoze në llogoret e luftës, sipërmarrësi në krye të “batalionit të miliarderit”

Nga A2 CNN
3 Qershor 2022, 23:31 | Bota

Shpesh miliarderët shihen si njerëz qe mbrojnë vetëm interesat e tyre, por ne rastin e Vsevolod Kozhemyako, ai po mbron në terren vendin e tij, Ukrainën.

Para agresionit rus, në fund të shkurtit, Kozhemyako ishte i njohur veçanërisht për jetën e tij luksoze, festat e organizuara dhe vendet e ndryshme të vizituara. Diçka e natyrshme, për kreun e Agrotrade Group, një nga sipërmarrjet më të suksesshme bujqësore në Ukrainë, vlera e së cilës kalonte 100 milionë dollarët.

Por fati i 52-vjeçarit nga Kharkiv dhe të popullit të tij ndryshoi menjëherë, dhe sipërmarrësi që sheh sot grurin e tij në duart e rusëve, tashmë është  komandanti i një batalioni special të ushtrisë ukrainase, qe ai vetë financon në çdo detaj.

Çdo personi vullnetar i jepet një automatik AK-47, një helmet dhe një xhaketë antiplumb, dhe jepen leksione bazike mbi armatimin dhe mbrojtjen.   

“Batalioni i miliarderit”, siç njihet tani gjerësisht, operon me autorizim të ministrisë së Mbrojtjes ukrainase, por në mënyrë praktikisht të pavarur dhe të drejtuar nga vete sipërmarrësi, që mohon se kemi të bëjmë me një milicie private.  

https://a2news.com/2022/05/31/ruset-prane-pushtimit-te-luhansk-lavrov-viziton-turqine-per-korridoret-e-grurit/

“Me mbarimin e luftës, do të rikthehemi të gjithë civilë, bataljoni do të shpërbëhet”, siguron Kozhemyako, edhe pse dinamikat e luftës bëjnë të mendosh se ajo ditë është ende e largët.

Në një moment kur shumë të pasur si ai kanë vendosur të braktisin vendin duke ikur në Perëndim, gjesti i tij ka kapur simpatinë e shumë ukrainasve, që po i bashkohen në mbrojtje të vendit të tyre.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli