Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Plani austriak për Ballkanin, integrim gradual i rajonit në fusha të ndryshme

Nga A2 CNN
3 Qershor 2022, 16:22 | Ballkani
Plani austriak për Ballkanin, integrim gradual i rajonit në fusha

Pas propozimeve të presidentit të Francës, Emanuel Macron, për krijimin e një “Bashkësie politike evropiane” dhe të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel për “Bashkësi gjeopolitike”, disa shtete anëtare të BE-së po dalin gjithashtu me ide për forcimin e lidhjeve të vendeve të rajonit të Ballkanit me Brukselin. Radio "Evropa e Lirë" citon një dokument jozyrtar të Austrisë, ku propozohet integrimi gradual i vendeve kandidate dhe kandidatëve të mundshëm nga Ballkani Perëndimor.

“Ne duhet të mendojmë përtej mjeteve ekzistuese të zgjerimit dhe fqinjësisë dhe të përdorim potencialin e pashfrytëzuar, deri më tani. Përgjatë rrugës drejt anëtarësimit të plotë, ne duhet të krijojmë mundësi që këto vende t’i integrojmë në fushat politike, të cilat kanë përfitime konkrete për kandidatët  dhe qytetarët e tyre”.

Austria argumenton se agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës e ka ndryshuar mjedisin gjeopolitik dhe mund të ketë ndikim negativ edhe në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, duke e afruar konfliktin në mes të Evropës.

https://a2news.com/2022/05/20/integrimi-i-asociuar-ne-mungese-te-negociatave-michel-sjell-propozimin-alternativ/

“Ne duam dhe kemi nevojë t’i kemi vendete rajonit në anën tonë. Ata janë partnerë kyçë dhe pjesëtarë të familjes evropiane. Prandaj duhet ta rimendojmë qasjen tonë ndaj zgjerimit dhe politikës së fqinjësisë. Zgjerimi nuk është vetëm një procedurë burokratike, por instrumenti më i fuqishëm gjeostrategjik”.

Austria propozon që të ketë integrim gradual në tregun e përbashkët të BE-së, përfshirë edhe lirinë e lëvizjes së mallrave, lehtësimin e tregtisë mes rajonit dhe BE-së, heqjen e tarifave doganore për prodhimet bujqësore, lirinë e lëvizjes së punëtorëve, shërbimeve dhe kapitalit.

https://a2news.com/2022/05/31/perplasje-shqiptaresh-ne-samitin-per-sigurine-ne-ballkanin-perendimor/

Si pjesë e propozimit, shtetet kandidate do të merrnin pjesë në politikat e BE-së në fushën e mjedisit dhe energjisë, do të përfshiheshin në rrjetet transevropiane të transportit dhe në shumë fusha të tjera. Procesi i integrimit do të mbetej i bazuar në merita dhe secili vend do të vlerësohej në bazë të përshtatjes me standardet e BE-së dhe reformat. Qasja në fondet e BE-së, sipas këtij dokumenti, do të ishte një motiv për reforma dhe përshtatje me politikat e BE-së.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani