Po vidhnin pjesë të urës të bypass-it të Fierit për skrap, arrestohen autorët

Përditësuar më: 3/6/2022, ora 17:09
ura fier 1280x720

Po vidhnin pjesë të urës të bypass-it të Fierit për skrap, arrestohen autorët

Përditësuar më: 3/6/2022, ora 17:09

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndezur alarmin mbi një fenomen shqetësues që vijon të ndodh në rrugët shqiptare, atë të vjedhjes për skrap të elementëve të ndryshme të infrastrukturës rrugore.

Denoncimi i fundit vjen nga fshati Ferras, aty ku në segmentin përbërës të bypass-it të Fierit, pjesët metalike të urës janë zhdukur, duke rrezikuar seriozisht stabilitetin e veprës.     

Autorët e dyshuar u arrestuan nga forcat e rendit, dhe ARRSH deklaroi se pjesët munguese po zëvendësohen.  Duke dënuar ashpër ngjarjen që mund të vinte në rrezik të gjithë udhëtarët, Autoriteti Rrugor  “u bën thirrje të gjithë qytetarëve të denoncojnë çdo rast abuzues, për të bërë të mundur reagimin në kohë dhe marrjen e masave për të mos pasur asnjë problematikë në akset rrugore”.