Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Presidenti bullgar: Nuk ka armë bërthamore në vendin tonë

Nga A2 CNN
3 Qershor 2022, 17:17 | Ballkani
Presidenti bullgar: Nuk ka armë bërthamore në vendin tonë

Presidenti bullgar Rumen Radev i quajti “spekulime” raportimet e mediave se luftëtarët e Forcave të Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët mbërritën në tokën bullgare në një mision policor ajror, mbajnë armë bërthamore.

“Këta luftëtarë vijnë këtu mbi të gjitha për të kryer aktivitete të përbashkëta stërvitore me Forcat Ajrore Bullgare dhe për të ndihmuar në forcimin e policisë ajrore. Këtu nuk bëhet fjalë për armë bërthamore”, tha Radev.

Më 30 maj, Zyra e Marrëdhënieve Publike e Komandës Ajrore Aleate tha se F-35 të USAF, të vendosur në bazën ajrore Spangdahlem në Gjermani, kishin zbarkuar në bazën ajrore Graf Ignatievo pranë Plovdivit, për një mision afatgjatë në Bullgari, në mbështetje të aktiviteteve të vigjilencës së NATO-s në krahun lindor.

“Kryerja e operacioneve rutinë dhe ushtrimi i lirisë sonë të lundrimit dhe fluturimit është çelësi për aftësinë e NATO-s për të forcuar mbrojtjen tonë kolektive dhe për të garantuar sigurinë e anëtarëve të saj në rajon”, thuhej në njoftimin për shtyp të datës 30 maj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë