Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Presidenti i ri, Gjiknuri nuk përmend emra: T’i kthejmë legjitimitetin institucionit

Nga A2 CNN
3 Qershor 2022, 11:45 | Politikë
Presidenti i ri, Gjiknuri nuk përmend emra: T’i kthejmë

Emri i presidentit të ri po shkon drejt konkretizimit. Socialistët mbledhin pasdite kryesinë për të përcaktuar kandidaturën që do t’i çojnë për votim Kuvendit. Megjithatë, ende nuk është bërë publik një emër, për shkak se socialistët janë duke diskutuar me dyer të mbyllura.

"Emri i presidentit do të diskutohet sot në kryesinë e PS-së, ku natyrshëm është marrë opinioni edhe i deputetëve. Grupi negociator dhe kryetari i partisë kanë zhvilluar edhe konsultime më të ngushta në lidhje me profilin e duhur që do t’i duhej vendit në këtë moment. Për të krijuar kontrastin e nevojshëm dhe rikthimin e legjitimitetit moral të institucionit, që është figura e Presidentit që qëndron mbi palët dhe respekton Kushtetutën”, tha sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri.

https://a2news.com/2022/06/02/bozdo-nese-pd-ja-reale-nuk-e-pranon-presidenti-nuk-mund-te-jete-konsensual/

“Kryesia sot do të marrë një vendim, më vonë do t’i kalojë edhe grupit parlamentar dhe shpresoj që shumë shpejt do të kemi një president të zgjedhur. Nuk do të ishte etike për mua të përmend emra, kanë qenë diskutim i brendshëm”.

Opozita ligjërisht e ka ende shansin për të propozuar emra, pasi ia lejon Kushtetuta, por Partia Demokratike është tërhequr nga ky proces, pasi sipas saj është farsë dhe nuk duan të bëhen pjesë e mazhorancës.

https://a2news.com/video/drejt-presidentit-socialist-devishi-opozita-ishte-e-humbur-por-duke-i-hyre-procesit-thelloi-humbjen/

Socialistët kanë të drejtën për ta zgjedhur kreun e ri të shtetit me 71 vota. Por sipas kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, do të vijojnë diskutimet me grupet parlamentare, një të drejtuar nga Mesila Doda dhe një nga Fatmir Mediu, për të siguruar 84 vota dhe një president konsensual.

Partia Socialiste ka 74 deputetë, ndërsa parashikohet që për zgjedhjet e Presidentit të ketë edhe mbështetjen e 3 deputetëve të dalë nga Partia Social Demokrate, çka do të thotë se i duhen vetëm 7 vota nga radhët e opozitës për të arritur shifrën e 84 votave.

A2 CNN Livestream

Dita jonë