Protestë në Dropull, banorët e 17 fshatrave pa shërbim transporti publik

Përditësuar më: 3/6/2022, ora 13:21

Protestë në Dropull, banorët e 17 fshatrave pa shërbim transporti publik

Përditësuar më: 3/6/2022, ora 13:21

Mungesa e transportit publik për 17 fshatra të Dropullit të Sipërm ka sjellë reagimin e banorëve të kësaj zone.

Sipas tyre, kjo situatë e cila është prezente për më tepër se dy vjet është shoqëruar me vështirësi të theksuar ekonomike, kjo pasi më shumë se 1500 banorë janë të detyruar të paguajnë taksi që kushton 6000 leke të reja, për të marrë shërbimet apo vizitat shëndetësore.

Ndërkohë kreu i bashkisë së Dropullit, ka pranuar këtë problematikë, ndërsa ka theksuar se kjo situatë ka ardhur si pasojë e një procesi gjyqësor mes disa firmave të transportit, por ka premtuar një zgjidhje të shpejtë për periudhën e verës.

Kjo zgjidhje e përkohshme do të funksionojë, derisa bashkia të vendosë zgjidhjen përfundimtare të problemit të transportit për zonën e Dropullit, zgjidhje e cila pritet të merret brenda pak javëve.