Rezoluta për gjenocidin serb, Berisha: Rama dëshmoi se Tirana është vetëm një Beograd i vogël

Përditësuar më: 3/6/2022, ora 12:50
Screenshot 6 2

Rezoluta për gjenocidin serb, Berisha: Rama dëshmoi se Tirana është vetëm një Beograd i vogël

Përditësuar më: 3/6/2022, ora 12:50

“Refuzimi nga qeveria aktuale, për të denoncuar gjenocidin serb në Kosovë, dëshmon qartë se Tirana nuk është gjë tjetër veçse një Beograd i vogël”.

Kështu u shpreh Sali Berisha në konferencën e radhës për shtyp me gazetarët, ku e quajti vendimin e qeverisë për të refuzuar rezolutën që dënon gjenocidin serb në Kosovë, një akti makabër dhe antikombëtar.

“Refuzimi nga qeveria aktuale, për të denoncuar gjenocidin serb në Kosovë është një akt makabër antikombëtar. Është një përdhosje, një ekzekutim për së dyti i 10 mijë fëmijëve, grave, burrave që u masakruan nga 1998-1999 në suazën e operacionit “Patkoi”, që kishte si qëllim dhunën masive, masakrat dhe përzënien e shqiptarëve nga Kosova. Ky vendim i Edi Ramës dëshmon qartë se Tirana nuk është gjë tjetër, veçse një Beograd i vogël dhe se jo interesat kombëtare të shqiptarëve, por interesat ekspansioniste të Beogradit janë preferenca e qeverisë së Tiranës. Kjo situatë po shkon drejt një drame të vërtetë. Nuk ka patriot shqiptar, qytetar që mund të pranojë rreshtimin e Tiranës me Beogradin ndaj qëndrimit për gjenocidin serb në Kosovë. Një qëndrim të tillë Rama mbajti dhe për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë”, tha Berisha.