Tensionet në kulm mes Greqisë dhe Turqisë, Athina çon notë proteste në Bruksel

Përditësuar më: 3/6/2022, ora 09:52
greqi flamuri konflkti me turqine 1 1280x720

Tensionet në kulm mes Greqisë dhe Turqisë, Athina çon notë proteste në Bruksel

Përditësuar më: 3/6/2022, ora 09:52

Një konflikt i ri rrezikohet mes Turqisë dhe Greqisë. Qeveria e Ankarasë ka ndërmarrë disa misione ushtarake në kufijtë më të skajshëm të Greqisë, duke regjistruar vetëm në 24 orë 36 ndërhyrje në tokën greke, sipas autoriteteve të Athinës, që kanë çuar notë proteste në Bruksel.

Komisioni Europian reagoi duke i kërkuar Turqisë t’i japë fund të gjitha kërcënimeve dhe veprimeve që dëmtojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, duke dashur të qetësojë banorët e vendit të tij shkoi vetë në ishujt e Kos, Pserimos dhe Astypalea.