Treni del nga shinat në Gjermani, të paktën 3 të vdekur

Përditësuar më: 3/6/2022, ora 16:44

Treni del nga shinat në Gjermani, të paktën 3 të vdekur

Përditësuar më: 3/6/2022, ora 16:44

Të paktën tre persona kanë humbur jetën, dhe 16 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë, pasi një tren ka dalë nga shinat në jug të Gjermanisë të premten. Lajmin e konfirmoi për CNN një zyrtar i krahinës Garmisch-Partenkirchen. Sipas zyrtarit Stephan Scharf, 69 persona po marrin trajtim mjekësor.

Policia tha se treni po udhëtonte nga kjo zonë për në Bavari, në drejtim të Mynihut, kur edhe doli nga shinat.

Aksidenti ndodhi në ditën e fundit të shkollës, para nisjes së një feste fetare që kremtohet në landin jugor të Gjermanisë. Nuk ka ende informacion sesa ishte numri i studentëve që po udhëtonin me tren në momentin e daljes nga shinat.

Foto dhe video të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë dy vagonë të trenit të përmbysur mes shkurreve, teksa anëtarët e skuadrave të emergjencave civile po vijonin operacioni i shpëtimit.