Vrasjet në SHBA, Biden i bën thirrje Kongresit për veprim lidhur me armët

Përditësuar më: 3/6/2022, ora 11:36

Vrasjet në SHBA, Biden i bën thirrje Kongresit për veprim lidhur me armët

Përditësuar më: 3/6/2022, ora 11:36

Ndërsa amerikanët përballen me një valë vdekjeprurëse vrasjesh masive që po traumatizojnë komunitetet dhe po presin në mes jetë njerëzish, presidenti Joe Biden i bën thirrje Kongresit të bëhet bashkë dhe të punojë për reformim të ligjeve për armët.

“Kjo nuk ka të bëjë me marrjen e armëve dhe kryqëzimin e pronarëve të armëve. Në fakt, ne besojmë se duhet të trajtojmë pronarët përgjegjës të armëve, si një shembull se si duhet të sillem të tjerët”, tha Biden.

Presidenti listoi veprimet që duhet të ndërmerren. “Duhet të ndalojmë armët e sulmit. Nëse nuk ne bëjmë dot këtë duhet të rrisim moshën për t’i blerë ato, nga 18 në 21 vjeç. Duhet të fuqizojmë kontrollet lidhur me historikun e blerësit, të heqim imunitetin që mbron prodhuesit e armëve nga përgjegjësia dhe të adresojmë krizën e shëndetit mendor”, u shpreh Biden.

Lideri republikan i senatit, Mitch Mcconnell, tha se shpreson se ligjvënësit mund të arrijnë kompromis lidhur më legjislacionin për të adresuar vrasjet masive që kanë përfshirë vendin. Thirrjet për veprim vijnë pas sulmit me armë zjarri në një shkollë të Teksasit javën e kaluar, ku një 18-vjeçar vrau 19 nxënës dhe 2 mësuese.

Një tjetër sulm ndodhi ditën e mërkurë në Tulsa të shtetit të Oklahomës, ku një person i armatosur qëlloi dhe vrau katër persona dhe më pas veten në një qendër mjekësore.