Yuri Kim përgëzon kuorumin e Gjykatës së Lartë: Shpresojmë që bashkëpunimi mes institucioneve të vazhdojë

Përditësuar më: 3/6/2022, ora 15:49
yuri kim 1081x720

Yuri Kim përgëzon kuorumin e Gjykatës së Lartë: Shpresojmë që bashkëpunimi mes institucioneve të vazhdojë

Përditësuar më: 3/6/2022, ora 15:49

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, përgëzoi dekretimin e gjyqtarit të 13-të në Gjykatën e Lartë, duke e quajtur një “hap i madh përpara për reformën në drejtësi: Gjykatësi i 13-të i Gjykatës së Lartë u dekretua sot, duke i dhënë kështu mundësinë Kolegjeve të Bashkuara të arrijnë më në fund kuorumin pas 5 vitesh…”, shkroi ambasadorja në Twitter.

“Kjo do të thotë se Gjykata e Lartë tani është në gjendje të kryejë të gjitha funksionet, të shqyrtojë më shumë çështje dhe të ndryshojë praktikën gjyqësore në mënyrë të arsyeshme. Ky hap i madh u hodh falë bashkëpunimit të mirë mes institucioneve të drejtësisë dhe Presidencës. Shpresojmë që kjo të vazhdojë. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por patjetër po ecën përpara dhe po jep rezultate reale”.