Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Zbulohet “lista e zezë” e Mbappe

Nga A2 CNN
3 Qershor 2022, 11:14 | Futboll
Zbulohet “lista e zezë” e Mbappe

Pasi rinovoi kontratën me Paris Saint Germain dhe refuzoi gjigantët e Real Madrid, Kylian Mbappe zotëron një pushtet të jashtëzakonshëm tani te klubi francez.

Ashtu siç ishte parashikuar në kontratën e tij të re, 22-vjeçari ka mundësinë të caktojë se cilët lojtarë do të qëndrojnë në Paris dhe cilët do të largohen. Sipas mediave në Francë, Mbappe ka krijuar një listë të zezë të njerëzve që dëshiron të largohen nga klubi dhe mes tyre është dhe ylli brazilian, Neymar. Apo dhe vetë trajneri i skuadrës, Mauricio Pochetino.

Mediat vendase raportojnë se Mbappe nuk ka marrëdhënie të mira si me Pochetinon, ashtu edhe me Neymar, e veçanërisht me brazilianin ku nënvizojnë se ata thjesht flasin dhe i bashkon një skuadër. Në këtë listë, janë dhe futbollistë të tjerë të njohur si Draksler, Pereira, Paredes, Herrera, Icardi apo Sarabia. Tani më mbetet për t'u parë sa në konsideratë do t'i marri klubi parizien kërkesat e futbollistit Mbappe dhe cili do të jetë qëndrimi i drejtuesve për “listën e zezë”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani