PD zgjedh nënkryetarët dhe sekretarin e përgjithshëm

Përditësuar më: 4/6/2022, ora 00:59
PD 1 1280x720

PD zgjedh nënkryetarët dhe sekretarin e përgjithshëm

Përditësuar më: 4/6/2022, ora 00:59

Flamur Noka do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike. Me përfundimin e procesit të numërimit që zgjati disa orë në selinë blu, Noka rezultoi fitues me një diferencë të thellë votash përballë Arben Ristanit.

Gara për nënkryetarët ishte e ngushtë. Fitues u shpallën Oerd Bylykbashi dhe Luciano Boçi, ndërsa Belind Këlliçi qëndroi deri në fund në garë për shkak të diferencës së ngushtë.

Këshilli Kombëtar i PD votoi gjithashtu edhe sekretariatet e reja, ku Ivi Kaso u zgjodh Sekretar për ceshtje Ligjore dhe Çështje Elektorale, kurse Ervin Minarolli do të jetë Sekretari i Ri Organizativ.

Pas mbledhjes së parë të Kryesisë, kryetari Sali Berisha u shpreh se nuk do të ketë dublim funksionesh dhe se do të ketë një shpërndarje sa më të gjerë të posteve.

Tashmë, procesi i Rithemelimit të PD që nisi nga 11 dhjetori me Kuvendin Kombëtar, kompletohet pasi PD i ka të gjitha strukturat e kompletuara.