100 ditët e luftës në Ukrainë përmes fotove

Përditësuar më: 4/6/2022, ora 10:22

100 ditët e luftës në Ukrainë përmes fotove

Përditësuar më: 4/6/2022, ora 10:22

Nga pushtimi rus në shkurt dhe deri te beteja e fundit për Ukrainën lindore, po ju sjellim një përzgjedhje fotografish, që tregon disa nga momentet më të rëndësishme të luftës së vazhdueshme në Ukrainë 100 ditë pas fillimit të konfliktit.

Euronews ka përzgjedhur këto foto, shumica e të cilave tregon shkallën e lartë të brutalitetit të luftës, të cilat mund të jenë shqetësuese për disa shikues. Por këto pamje kanë luajtur gjithashtu një rol në mbështetjen e Perëndimit për Ukrainën, si dhe për të drejtuar gishtin ndaj përgjegjësve për mizoritë e luftës.

Që nga fillimi i luftës, 32 gazetarë u vranë në Ukrainë, një numër që nuk përfshin punonjësit e mediave që u regjistruan në ushtri për të mbrojtur Ukrainën.

Ndërkohë, Amnesty International tha në fillim të majit se ka dokumentuar krime të shumta lufte nga forcat ruse në komunitetet rreth kryeqytetit ukrainas, Kiev, duke përfshirë ekzekutime arbitrare, bombardime banesash dhe tortura.