Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

9 mungesa, Italia e “boshatisur” nga lojtarët përballë Gjermanisë

Nga A2 CNN
4 Qershor 2022, 13:31 | Futboll
9 mungesa, Italia e “boshatisur” nga lojtarët

Pas suksesit të vitit të kaluar në kampionatin Europianin 2020, duket se italianët e kanë humbur busullën për të ecur përpara.

Njeriu që e ndërtoi skuadrën e kaltër për të fituar gjithçka, Roberto Mancini, duket shumë larg pritshmërive. Që nga dështimi për t’u kualifikuar në Katar 2022 e deri tek humbja në finalen e madhe me Argjentinën, tek Italia kërkojnë me patjetër të ndryshojnë diçka.

Dhe këtë ta sigurojnë që këtë mbrëmje kur përballë do të kenë rivalët e përjetshëm në fushën e blertë, Gjermaninë. Megjithatë një sfidë që nuk duket aspak e lehtë në letër e aq më tepër me lajmet e fundit që po qarkullojnë në Itali.

Gjashtë lojtarë janë mungesa të sigurta për teknikun Italian që me sa duket duhet të riformulojë gjithë formacionin. Bernardeschi, Palmieri, Insigne, Zhorginho, Marco Verratti nuk do mund të ndihmojnë skuadrën në duelet e Ligës së Kombeve ndërsa listës së gjatë së fundmi i janë shtuar dhe dy futbollistët e Lazios Zaccagni dhe Lazzari.  

 ‘’Humbja e tyre më befasoi edhe mua, më dukej se ishin mirë, por dje më thanë se kishin probleme dhe i dërguam në shtëpi”, deklaroi Mancini në konferencën për shtyp.  

https://a2news.com/2022/06/01/finalja-e-madhe-pa-histori-argjentina-i-jep-leksione-italise/

Nga deklaratat e trajnerit u ndezën një sërë polemikash megjithatë reagim zyrtar pati dhe nga faqja e klubit të Lazios ku theksoi se dy lojtarët kanë  përjetuar përkeqësime të problemeve kronike të mëparshme.

Për këto arsye ata do t'i nënshtrohen kontrolleve klinike dhe çdo analize. Italia do të përballet me Gjermaninë këtë mbrëmje dhe më pas me Hungarinë në 7 qershor. Pas humbjeve turpëruese ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Argjentinës, trajneri Roberto Mancini duhet të tregojë se meriton stolin e të kaltërve, dhe për këtë fitorja është një detyrim.

A2 CNN Livestream

Dita jonë