Balla i përgjigjet Berishës: Konsullata shqiptare në Stamboll quhet tokë shqiptare, dekreti vlen

Përditësuar më: 4/6/2022, ora 18:39
balla 1280x720

Balla i përgjigjet Berishës: Konsullata shqiptare në Stamboll quhet tokë shqiptare, dekreti vlen

Përditësuar më: 4/6/2022, ora 18:39

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, iu përgjigj Sali Berishës, i cili theksoi se dekretimi nga Stambolli për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura, të Gjeneral Major Bajram Begaj, nuk vlen.

Dekreti i hapi rrugë votimit të Begajt për President të Republikës, gjatë seancës së sotme në Kuvend, por për Berishën ky është një akt antikushtetues.

Balla u shpreh: “Të thuash që konsullata shqiptare në Stamboll nuk është tokë shqiptare, është njësoj si të thuash se deti i Shqipërisë është i Greqisë. Për dikë që nuk e di nëse meriton të kthesh përgjigje, procesi është tërësisht kushtetues. Kuvendi ka pritur me seriozitet të gjithë procedurën e nisur nga Ministria e Mbrojtjes, Kryeministri dhe në fund nga Presidenti. Nëse Sali Berisha do të shohë në Gjykatë Kushtetuese Presidentin Ilir Meta për kohën që i ka mbetur, le ta provojë”.