Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Bie nga lartësia duke punuar, ndërron jetë 65-vjeçari

Nga A2 CNN
4 Qershor 2022, 16:15 | Kronikë
Bie nga lartësia duke punuar, ndërron jetë 65-vjeçari

Policia e Tiranës ka njoftuar se një 65-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga lartësia ndërkohë që ishte duke punuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Josif Pashko”.

“Më datë 04.06.2022, në rrugën "Josif Pashko", dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi P. P., 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, lexohet në njoftimin e policisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë