Grabitja e bankës në Koplik, ndalohen 2 të rinj si autorë të dyshuar

Përditësuar më: 4/6/2022, ora 13:03
3 persona te maskuar dhe te armatosur grabisin degen e nje banke 1280x720

Grabitja e bankës në Koplik, ndalohen 2 të rinj si autorë të dyshuar

Përditësuar më: 4/6/2022, ora 13:03

Pas disa ditësh kërkime, Policia ka arritur të ndalojë dy persona, si të dyshuar për grabitjen e degës e një banke të nivelit të dytë në Koplik. Burime ende të pakonfirmuara zyrtarisht bëjnë me dije se të ndaluar janë 2 të rinj nga zona e Bajzës, në Malësinë e Madhe.

Më 9 maj, 3 persona të maskuar dhe të armatosur grabitën degën e një banke të nivelit të dytë në Kolpik. Pasi morën paratë, grabitësit u larguan me një makinë tip Volkswagen Golf, me ngjyrë të zezë.

Sipas Policisë autorët pasi kanë djegur automjetin e tyre, kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një automjet tjetër tip “Benz” të një qytetari të rastit dhe janë larguar.