Kandidati për president, socialistët depozitojnë kandidaturën në Kuvend

Përditësuar më: 4/6/2022, ora 12:35
SINK EDI RAMA PER BAJRAM BEGAJN frame 1058 1280x720

Kandidati për president, socialistët depozitojnë kandidaturën në Kuvend

Përditësuar më: 4/6/2022, ora 12:35

Socialistët kanë depozituar në Kuvend kandidaturën e gjeneral Bajram Begajt për president.

Ishin 37 deputetët propozues, me në krye firmën e kryeministrit Edi Rama, që i dërguan kërkesën kryetares se Kuvendit Lindita Nikolla.

Bajram Begaj mori dje mbështetjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Sipas Edi Ramës, ish-shefi I shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë përfaqëson të gjitha shtresat e shoqërisë në vend, ndërsa kryetari i grupit Taulant Balla nënvizoi se Begaj tashmë ka dhënë dorëheqjen nga postet ushtarake.

Bajram Begaj ka një karrierë të gjatë në ushtri. Studimet e tij për mjekësi ika ndërlidhur me pozicionet të ndryshme ushtarake, që nga drejtimi i Spitalit të Traumës deri tek dekorimi si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. 

Në vitin 2014 ai ka marrë gradën Gjeneral Brigade, gradë e cila i hapi edhe rrugën për t’u ngjitur në krye të shtabit të ushtrisë.

Opozita ka kontestuar kandidaturën e Begajt, me eksponentë si Genc Pollo që e kanë akuzuar atë “si përgjegjës për zhvatjen e bazave detare të Forcave të Armatosura”.