Khamenei fajëson “armiqtë” e huaj: Po shkaktojnë trazira në Iran për të përmbysur Republikën Islamike

Përditësuar më: 4/6/2022, ora 13:47
Ali Khamenei 1280x720

Khamenei fajëson “armiqtë” e huaj: Po shkaktojnë trazira në Iran për të përmbysur Republikën Islamike

Përditësuar më: 4/6/2022, ora 13:47

Udhëheqësi suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei fajësoi për protestat e fundit në Iran “armiqtë” e huaj që kërkojnë të përmbysin qeverinë në Republikën Islamike.

Ai tha se armiqtë po bënin një luftë psikologjike kundër Iranit, duke e akuzuar atë për pirateri për kapjen e dy anijeve greke, pasi Shtetet e Bashkuara konfiskuan naftën iraniane nga një cisternë.

“Sot, shpresa më e rëndësishme e armiqve për t’i dhënë një goditje vendit bazohet në protestat popullore,” tha Khamenei, duke iu referuar protestave njëjavore për shembjen e një ndërtese në Iranin jugperëndimor muajin e kaluar që vrau 37 njerëz.

“Por llogaritja e armiqve është po aq e gabuar sikurse më parë,” tha ai në një fjalim televiziv në 33- vjetorin e vdekjes së udhëheqësit të revolucionit islamik të Iranit të vitit 1979, Ajatollah Ruhollah Khomeini.

Autoritetet kanë fajësuar për shembjen e ndërtesës 10-katëshe rezidenciale dhe tregtare në Abadan korrupsionin lokal dhe sigurinë e dobët dhe thonë se 13 persona, përfshirë kryebashkiakë dhe zyrtarë të tjerë, janë arrestuar deri më tani për shkelje të rregullave të ndërtimit.

Protestuesit thonë se fatkeqësia erdhi nga neglizhenca e qeverisë dhe korrupsioni i rrënjosur dhe kanë shpërndarë parulla kundër zyrtarëve, duke përfshirë edhe Khamenei-n.

Banorët e Iranit kanë raportuar ndërprerje të shërbimeve të internetit, një përpjekje e dukshme për të ndaluar përdorimin e mediave sociale për të organizuar mitingje dhe për të shpërndarë video. Autoritetet kanë paralajmëruar njerëzit që të ndjekin vetëm mediat zyrtare dhe të shmangin “thashethemet” nga mediat sociale.

Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Iranit, konfiskuan ngarkesën e naftës iraniane në Pegas me flamur iranian që Greqia konfiskoi në brigjet e saj në prill. Teherani u hakmor duke sekuestruar dy anije greke më 27 maj.

Por, tha Khamenei, mediat botërore akuzojnë Iranin për pirateri. “Kush është pirati këtu? Na vodhe naftën. Ne e kemi marrë atë nga ju. Marrja e një malli të vjedhur nuk është vjedhje”, tha ai.