Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Lufta po shkakton krizë ushqimore, energjetike dhe ekonomike”, Guterres: Ndalni menjëherë dhunën

Nga A2 CNN
4 Qershor 2022, 09:54 | Bota
“Lufta po shkakton krizë ushqimore, energjetike dhe ekonomike”,

Në 100 ditët e luftës së Ukrainës ndaj pushtimit të Rusisë , sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka bërë sërish thirrje për t'i dhënë fund dhunës.

"Përsëris thirrjen time për ndalimin e menjëhershëm të dhunës, për të mos penguar qasjen humanitare për të gjithë ata në nevojë, për evakuim të sigurt të civilëve të bllokuar në zonat e luftimit dhe për mbrojtje urgjente të civilëve dhe respektim të të drejtave të njeriut në përputhje me normat ndërkombëtare", tha Guterres në një deklaratë të premten.

Ai tha se konflikti tashmë ka vrarë mijëra njerëz dhe ka zhvendosur miliona të tjerë dhe se lufta "ka rezultuar në shkelje të papranueshme të të drejtave të njeriut dhe po ndez një krizë globale tredimensionale në ushqim, energji dhe financa,  që po godet më së shumti njerëz, vende dhe ekonomi vulnerabël”.

Guterres tha se OKB-ja është e përkushtuar ndaj përpjekjeve humanitare, por në fund të fundit, negociatat dhe dialogu do të jenë të nevojshme për të zgjidhur konfliktin.

"Sa më shpejt që palët të angazhohen në përpjekjet diplomatike të mirëbesimit për t'i dhënë fund kësaj lufte, aq më mirë për hir të Ukrainës, Rusisë dhe botës," tha ai.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli