Presidenti i ri, Berisha: Dekreti i Metës nuk vlen, po shkelet Kushtetuta

Përditësuar më: 4/6/2022, ora 18:29
berisha 1 1280x720

Presidenti i ri, Berisha: Dekreti i Metës nuk vlen, po shkelet Kushtetuta

Përditësuar më: 4/6/2022, ora 18:29

Sali Berisha, jashtë sallës së Parlamentit, tha për gazetarët se “kandidati për President që votohet sot e nis udhën e tij duke shkelmuar me të dyja këmbët Kushtetutën”, pasi dekreti i Ilir Metës, sipas tij, nuk vlen.

“Kur je jashtë vendit, kryetar shteti është kryetari i Parlamentit. Nuk vlen dekreti i Metës”, theksoi Berisha.

“Zotit Meta i është dërguar çdekretimi i kandidatit, ai nuk ka shkuar aty për asnjë arsye tjetër veçse si kandidat për President. Nuk ka asnjë rast në botë që një person kalon nga shesh shtabi i përgjithshëm, në President. Kjo ndodh vetëm në junta dhe grushte shteti. Kjo është procedurë shumë e rrezikshme për vendin sepse kjo bën që çdo shef shtabi të aspirojë për të kapur kreun e shtetit”, shtoi kreu i Partisë Demokratike.

“Në Parlament po kryhet një dhunim i shëmtuar i Kushtetutës së vendit, një akt antikushtetues. Njeriu që kalon nga karrigia e shefit të shtabit në karrigen e kreut të shtetit, duke shkelur në mënyrën më të hapur nenin 167 të kushtetutës, sipas të cilit, ushtaraku aktiv nuk mund të emërohet dhe nuk mund të zgjidhet në pushtete të tjera. Kandidati që votohet sot e nis udhën e tij duke shkelmuar me të dyja këmbët Kushtetutën, pasi ai kandidon për President si shef i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë. Pretendimi se dha dorëheqjen nuk ka vlerë, për arsye se për ushtarakun, lirimi i tij nga detyra nga Komandanti i Përgjithshëm është e vetmja rrugë që e çliron atë nga detyrimet ushtarake”, tha Berisha.