“Rama e nxori si prestidigjitator nga kapela”, miratohet mes debateve në Komisionin e Ligjeve kandidatura e Bajram Begajt për President

Përditësuar më: 4/6/2022, ora 16:47

“Rama e nxori si prestidigjitator nga kapela”, miratohet mes debateve në Komisionin e Ligjeve kandidatura e Bajram Begajt për President

Përditësuar më: 4/6/2022, ora 16:47

Miratimi i kandidaturës së Bajram Begajt për President të Republikës shkaktoi debat në Komisionin e Ligjeve, mes deputetëve socialistë dhe atij të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi. Ky i fundit tha se Begaj nuk mund të zgjidhet President i Republikës për shkak se është ushtarak aktiv.

“Na mungon një CV e plotë dhe raporti. Duhet të shohim ekzakt se për çfarë po votojnë deputetët e Kuendit. Për hirë të solemnitetit që ka kjo seancë duhet të ishte i gjithë dokumentacioni këtu. Një elemnt që ngrihet është që ka qenë pjesë e Ministrisë së Brendshme në një periudhë të caktuar. NËse është e vërttë apo ajo duhet të dalë nga CV-ja apo verifikimet që bëjnë autoritetet e tjera. Por ajo që na mungon mbi tryezë është dekreti i Presidentit të Republikës. Nuk mjafton relacioni juaj”.

Kryetarja e komisionit të ligjeve, Klotilda Bushka, tha se Presidenti Meta e ka dekretuar lirimin nga detyra të Begajt, veprim që e bëri pak orë më parë nga Stambolli. “Presidenti i Republikës duhet që në momentin e kandidimit të jetë i lirë nga çdo lloj papajtueshmërie. Këtu nuk ka asnjë dokument që e vërteton këtë. Ju edhe në raport flisni për Gjeneral Major Bajram Begajn. Prandaj duhej CV-ja e detajuar për të parë nëse i përmbush kushtet. Mbi të gjitha ka një parim shumë të rëndësishëm: në vitin 1991 bëmë një ndarje të qartë mes funksioneve civile dhe ushtarake, duke përcaktuar kontrollin civil mbi ushtrinë.  Fakti që kryeministri e ka kthyer procesin e emërimit të Presidentit në një moment si prestidigjitator, ku në momentin e fundit nxjerr lepurin nga kapelja, kjo nuk i bën nder procesit, as kandidatit. Jo më kot, Kushtetuta i jep Parlamentit 7 ditë afat, në mënyrë që të njihemi, të kontestojmë elemente, apo të rrëzohet kandidatura. Ky kandidat, deri sot me gradën Gjeneral dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm. Papajtueshmëri e pastër me Kushtetutën. Asnjë lloj truku dhe veprimi nuk shmang këtë përplasje me këtë parim themelor që ka”, shtoi Bylykbashi.

Deputeti socialist, Pandeli Majko tha se verifikimi i figurës së Shefit të Shtabit të PËrgjithshëm të Ushtrisë – detyrë që Begaj mbajti deri para pak orësh – kalon nëpër filtra edhe më të fortë se ato të postit të Presidentit, prandaj duhej miratuar edhe nga opozita. “Ju sugjeroj të ngriheni në lartësinë e momentit dhe të miratoni këtë kandidaturë. Pak orë më parë, njeriu që mban poztin e Presidentit – i cili nuk është aspak miqësor me këtë shumicë – dekretoi lrimin e tij nga detyra”, tha Majko.

Në seancën e orës 18:00, kandidatura e Begajt duhet të marrë minimumi 71 vota. Socialistët kanë 74 deputetë, si dhe 3 të Partisë Social Demokrate që pritet ta mbështesin Begajn. Megjithatë, në ditët e kaluara, socialistët ishin zotuar se do të arrinin shifrën e 84 votave, në mënyrë që Presidenti i Republikës të quhej konsensual.