Riciklimi i plastikës, fëmijët një hap para qeverisë kundër ndotjes

Përditësuar më: 4/6/2022, ora 14:35

Riciklimi i plastikës, fëmijët një hap para qeverisë kundër ndotjes

Përditësuar më: 4/6/2022, ora 14:35

“Edukimi është rruga më e sigurt për një të ardhme më të mirë”. Të bindur në këtë slogan mësuesit dhe nxënësit e shkollës 9-vjecare “Abedin Dino” në Durrës i kanë paraprirë ligjeve dhe nismave  të qeverisë për të shmangur përdorimin e plastikës me qellim ruajtjes e natyrës.

Një prej mësueseve të këtij projekti tregon për nismën dhe faktin që është dashur vetëm një shtysë që edhe fëmijët të përfshihen të bëhen një ndër aktorët kryesore të funksionimit të këtij projekti.

Dhe këtë fakt e shprehin edhe vete nxënësit. Ndërkohë bashkitë e Fushë Krujës dhe Durrësit kanë ndihmuar në këtë projekt me transportin dhe mirëmbajtjen e koshave plastikë.