Sapo u zgjodh President, socialistët në radhë për të përgëzuar Bajram Begajn

Përditësuar më: 4/6/2022, ora 19:35

Sapo u zgjodh President, socialistët në radhë për të përgëzuar Bajram Begajn

Përditësuar më: 4/6/2022, ora 19:35

Menjëherë pasi Bajram Begaj u shpall zyrtarisht Presidenti i zgjedhur i Republikës, deputetët socialistë e duartrokitën dhe nxituan ta përgëzonin kandidaturën e propozuar prej tyre.

Begaj mori 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Ai bëhet kështu Presidenti i 8-të i Republikës pas rënies së sistemit komunist. Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë do të marrë mandatin 5-vjeçar, zyrtarisht më 24 korrik, kur edhe të përfundojë mandati i Ilir Metës.

Pas votimit, Kryeministri Edi Rama deklaroi se mazhoranca i ka “dhënë Shqipërisë një President normal, një figurë të pakontestueshme në aspektin e integritetit, humanizmit dhe përkushtimit për vendin”.

Ndërsa Sali Berisha, jashtë sallës së Parlamentit, tha për gazetarët se “kandidati për President që votohet sot e nis udhën e tij duke shkelmuar me të dyja këmbët Kushtetutën”, pasi dekreti i Ilir Metës, sipas tij, nuk vlen.