Shakira konfirmon ndarjen nga Pique

Përditësuar më: 4/6/2022, ora 16:12
pique shakira

Shakira konfirmon ndarjen nga Pique

Përditësuar më: 4/6/2022, ora 16:12

Shakira ka njoftuar se po ndahet nga partneri i saj, futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique, duke konfirmuar thashethemet e ditëve të fundit për një krizë në çift.

“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për të mirën e fëmijëve tanë, që janë prioriteti ynë, kërkojmë që të respektoni privatësinë tonë. Falemnderit për mirëkuptimin”, lexohet në komunikatën e këngëtares kolumbiane.

Shakira dhe Pique kanë së bashku dy fëmijë: Milan, 9 vjeç, dhe Sasha, 7 vjeç.

Para disa ditësh, “El Periodico” publikonte se Shakira e kishte kapur me një tjetër mbrojtësin. Për momentin, nuk dihet se cila është gruaja me të cilën Pique tradhtoi Shakirën.