Ukrainasit ende rezistojnë në Severodonetsk, rusët i drejtohen një tjetër qyteti

Përditësuar më: 4/6/2022, ora 10:50
ushtaret ukrainas 1280x720

Ukrainasit ende rezistojnë në Severodonetsk, rusët i drejtohen një tjetër qyteti

Përditësuar më: 4/6/2022, ora 10:50

Situata e luftës në frontin e Ukrainës lindore po bëhet gjithmonë e më e paqartë, duke ndryshuar në varësi të zonave që ushtria ruse kërkon të rrethojë dhe kontrollojë.

Ditën  e djeshme, ishin vetë burimet zyrtare ukrainase që dëshmonin se trupat e dërguara nga Kremlini kishin marrë kontrollin e rreth 90% të qytetit Severodonetsk, duke nën kuptuar se forcat ukrainase do të tërhiqeshin në mënyrë taktike nga ajo zonë strategjike për kontrollin e rajonit të Luhanskut.

Por sot guvernatori Sergej Haidai, deklaroi se gjatë natës forcat ukrainase kishin rimarrë 20% të territorit, dhe se mbrojtësit e qytetit mund të rezistonin të paktën edhe dy javë në këtë situatë.

Situata në terren

Ndërkohë, sipas burimeve amerikane, sulme të ndryshme ruse në qytetet lindore si juglindje të Izyum  dhe në veri të Lyman kishin dështuar, por se objektivi kryesor pas marrjes së Severodonetsk do të jetë qyteti i Sloviansk.

Sipas burimeve, rreth 20 batalione janë përqendruar në periferi të qytetit  me 100 mijë banorë, që mbart edhe një simbolizëm të fuqishëm për forcat pro-ruse, nga momenti që ishte qyteti i parë i marrë nën kontroll në 2014 nga forcat proruse, dhe më pas i rimarrë nga Kievi pas dyluftimesh të ashpra.